Në vetëm 8 vite jetë, Amelja ka kaluar atë që askush nuk do të duhej ta përjetonte ndonjëherë. Prej 6 vitesh ajo po lufton me një sëmundje të rëndë të veshkave, një glomerulonefrit kronik që po ia dobëson trupin dita-ditës.
Ndërsa lodhja, ënjtja dhe dhimbjet e shpërfillin moshën e saj të brishtë, funksioni i veshkave vazhdon të përkeqësohet, duke e vendosur jetën e saj në rrezik të madh. Spitalet në Shqipëri nuk kanë më mundësi ta ndihmojnë, dhe shpresa e vetme e Ameljas ndodhet në një spital të specializuar në Gjenova të Italisë.
Familja e saj, e lodhur nga kjo betejë e pafundme, nuk ka mundësi financiare për të përballuar udhëtimin dhe trajtimin jetësor që vajza e tyre ka kaq shumë nevojë. Në shtëpinë e tyre mbizotëron heshtja dhe frika, por edhe një fije shprese që mban ndezur dëshirën për ta parë Ameljen përsëri duke qeshur.
Kushdo ka mundësi të kontribuojë në link-un e GOFUNDME ose të kontaktojë në numrin e telefonit të prindërve të saj, 0683743688. Çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap drejt shpëtimit të jetës së saj. Le ta ndihmojmë Ameljan të rifitojë forcën dhe t’i rikthejmë fëmijërinë që çdo fëmijë e meriton.