Europol çmonton rrjetin ndërkombëtar të trafikut të veprave të artit, e përfshirë edhe Shqipëria

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.11.2025, 07:45

Europol ka goditur një nga rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të trafikut të veprave të artit, në një operacion të gjerë të koordinuar me autoritetet greke dhe të udhëhequr nga autoritetet bullgare, me pjesëmarrjen e policisë dhe organeve gjyqësore të Shqipërisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Greqisë. Operacioni nisi pas bastisjes së vitit 2020 në Bullgari, ku u sekuestruan rreth 7,000 objekte kulturore të pa dokumentuara, kryesisht antikitete greko-romake dhe trakase. Hetimet për rrjetin kriminal vijojnë ende.

Gjatë fazës ndërkombëtare të operacionit, autoritetet realizuan 131 kontrolle në disa shtete, përfshirë një kontroll në Shqipëri, 120 në Bullgari dhe të tjerë në Francë, Gjermani dhe Greqi. Në total u sekuestruan mbi 3,000 artefakte antike, monedha ari e argjendi, vepra arti, armë, dokumente, pajisje elektronike dhe mbi 50,000 euro në cash e ar investimi, me vlerë të përgjithshme që kalon 100 milionë euro. I dyshuari kryesor akuzohet se ka financuar gërmime të paligjshme në Bullgari dhe në vende të tjera të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë.

Operacioni i datës 19 nëntor 2025, i kryer në Greqi dhe në disa vende të tjera, solli sekuestrimin e 474 artefakteve të lashta, monedhave antike, një ikone druri të Shën Antonit, pajisjeve elektronike, dokumenteve bankare dhe materialeve studimore mbi antikitete. Autoritetet greke gjetën gjithashtu 3,200 euro cash dhe materiale fotografike që dokumentonin objektet e trafikuara. Hetimet e mëtejshme pritet të zbulojnë lidhje të reja të rrjetit dhe shtrirjen e aktivitetit të tij në rajon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit