Nga Ministria e Së Vërtetës.
Në një goditje të paparashikueshme për logjikën, Zegjine Caushi është emëruar për të zëvendësuar Belinda Ballukun pas pezullimit të saj nga GJKKO. Balluku është nën akuzë nga SPAK për favorizim në tendera, dhe tani Rama zgjedh dikë “më të ri”, “më të papjekur”, por me aftësi magjike për të hedhur firmën kudo që t'ia kërkojë shefi.
Çaushi, deputete e re që ka bërë bujë për mënyrën e saj të komunikimit, është përshkruar nga opinioni si “jo pikërisht truri më i fortë i parlamentit”.
Gojët e liga thonë se Çaushi nuk është zgjedhur për inteligjencë po për besnikëri. Në fakt, burime brenda strukturave thonë se njohuritë e saj për “menaxhimin e fondeve publike” janë mjaft minimale, por dashuria për lojën politike është maksimale.
Tani, ndërkohë që Balluku përballet me hetime dhe masë sigurie nga GJKKO, Caushi ka marrë “udhëheqjen”, siç thonë kritikët, për të demonstruar se besnikëria ndaj shefit nuk vdes kurrë, dhe se është e gatshmë të hedhë firmën kudo që t'ia kërkojë partia.