Një i ri nga fshati Samaticë në Berat i është drejtuar redaksisë së JOQ për të ngritur shqetësimin e rrugës së prishur të zonës.
Ai thotë se në vitin 2025 është turp i madh që rruga të jetë në këtë gjendje, ndërsa tregon se kryebashkiakia e Dimalit Juljana Mema nuk interesohet fare për banorët e zonës.
Të lënë në harresë nga institucionet, banorët thonë se do të detyrohen që ta shtrojnë vetë rrugën, pasi ata që marrin rrugën nga taksat e popullit, në këtë rast kryetarja e bashkisë Dimal, nuk dihet ku është.
Në mesazhin e plotë ai shkruan: Përshëndetje JOQ! Ne këtu ndodhemi në Samaticë, Berat. Doja të ndaja një situatë që është shumë e rënduar. Jemi në vitin 2025 dhe është një turp shumë i madh! Do detyrohemi mos të votojmë më asnjëherë nga këta horrat. Gjithsesi ju përshëndes të gjithëve. Nuk kam as pse ta them emrin, por banor i fshatit jam.