“Poloninë e njohim dhe na njeh mirë, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.11.2025, 18:38

Kombëtarja shqiptare ka mësuar sot kundërshtarin e saj në fazën “play-off”, pas shortit të hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në gjysmëfinale dhe, nëse sigurojnë kualifikimin, në finale do t’i presë fituesi i çiftit Ukrainë–Suedi.

Trajneri Silvinjo, në prononcimin e dhënë për “fshf.org”, analizoi shortin dhe foli për pritshmëritë. Ai e pranoi se Polonia është një rival i fortë, por theksoi se të dy skuadrat e njohin shumë mirë njëra-tjetrën.

“Polonia? Mbi të gjitha, ne e kemi merituar të jemi sërish në këtë fazë. Tani fillon futbolli i vërtetë. Po flisja me shumë njerëz, italianë e përfaqësues të tjerë, dhe të gjithë theksojnë se në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. Ne e njohim mirë Poloninë, por edhe ata na njohin ne. Gjithçka vendoset në fushë – përgatitemi dhe ecim përpara,” u shpreh Silvinjo.

Sa i përket finales së mundshme, trajneri nënvizoi vështirësinë e çdo kundërshtari: “Janë të gjitha skuadra të forta. Polonia është hapi i parë, por edhe Ukraina e Suedia janë rivalë të nivelit të lartë. Ukrainën e kemi hasur në Ligën e Kombeve, ndërsa me Suedinë kemi luajtur një miqësore. Të katër ekipet janë shumë të forta dhe çdo ndeshje do të jetë një betejë më vete.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit