Një i ri nga Tirana i është drejtuar redaksisë sonë me një apel publik për personin që sonte i përplasi makinën e parkuar te rruga Muhamed Gjolleshi.
Si tregon me pamje dëmin që ka marrë makina e tij, ndërkohë që thirrja shkon për shoferin që e aksidentoi dhe u largua pa lënë asnjë numër telefoni.
“I bëj thirrje personit që më përplasi makinën të kthehet, ose do të bëjmë denoncim në polici,” thotë djali që dërgon pamjet.
Nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti, por personi që i ka dëmtuar makinën denoncuesit duhet të kthehet për të bërë pagesën e dëmit.