E goditi betonierja, humb jetën 36-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.11.2025, 17:28

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pozzallo në Itali, ku si pasojë e një aksidenti në punë ka humbur jetën një 36-vjeçar shqiptar.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, viktimë mbeti Artur Deliu, baba i dy fëmijëve të vegjël. Ai dyshohet se u godit nga krahu mekanik i hekurit të betonieres në momentin që po hidhte beton në çatinë e një objekti në ndërtim. I lënduar rëndë mbeti dhe një koleg i tij.

Qytetarët në Itali por edhe komuniteti shqiptar kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve të cilat do të ndihmojnë familjen e Arturin për ceremoninë mortore por edhe për përballimin e jetesës.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të standardeve të sigurisë në punë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit