Belinda me Ramën prej mbi 3 orësh në Kryeministri, shkon dhe Manja! Çfarë po diskutohet?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.11.2025, 15:50

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndodhet prej mbi 3 orësh në ambientet e Kryeministrisë me kryeministrin Edi Rama. Pak minuta më parë është parë të hyjë në kryeministri edhe Ulsi Manja, kryetari i Komisionit të Ligjeve.

Balluku ka mbërritur paraditen e sotme rreth orës 12:40. Ora aktuale shënon 15:50 dhe Balluku vijon të qëndrojë brenda godinës, vetëm pak kohë pasi u bë publik vendimi i GJKKO-së për pezullimin e saj nga detyra nën akuzën për shkelje të barazisë në tendera, në lidhje me tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.

Takimi po zhvillohet në privatësi të plotë dhe nuk dihet mediatikisht se çfarë po flitet brenda kryeministrisë midis Ramës dhe Ballukut. Pyetja që lind është çfarë po diskutohet brenda Kryeministrisë? A po përgatiten hapat e mëtejshëm nga qeveria, apo janë thjesht sqarime procedurale me autoritetet?

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët kanë marrë zyrtarisht shkresën përkatëse, janë urdhëruar të njoftojnë Ballukun për masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Posaçme. Qëndrimi i saj i zgjatur në Kryeministri ka shtuar interesin publik dhe pyetjet mbi diskutimet që po zhvillohen. A po kërkohet mbështetje politike, apo po shqyrtohen mundësitë ligjore për të kundërshtuar pezullimin?

Ndërkohë, burime jozyrtare bëjnë me dije se përveç masave ndaj Ballukut, GJKKO ka caktuar edhe “arrest në shtëpi” për dy drejtues të tjerë të rëndësishëm: Erald Elezin, kreun e KESH-it, dhe Gentian Gjylin, kreun e ARRSH-së. Këto zhvillime pritet të shkaktojnë lëvizje të rëndësishme brenda institucioneve dhe ngre pyetjen: A do të ketë një riorganizim të plotë të institucioneve të infrastrukturës dhe energjisë pas këtyre vendimeve?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit