Disa të rinj nga qyteti i Patosit kanë raportuar një ngjarje shqetësuese që ka ndodhur në një nga fast food-et e zonës. Ata tregojnë se gjatë konsumimit të një sufllaqeje te Fast Food Elezi, kanë gjetur diçka të papritur dhe shqetësuese brenda ushqimit, qime flokësh.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të ndryshme te të rinjtë, të cilët janë shprehur të zhgënjyer dhe të revoltuar nga kjo përvojë. Ata kanë bërë të ditur se nuk prisnin kurrë që një ushqim që duket i zakonshëm të përmbante element të tilla të cilët veç papastërtisë, të neverisin edhe ushqimin.
Raste të tilla janë të përsëritura në Fast Food-et shqiptare, edhe pse shpesh janë denoncuar, si gjithmonë AKU vazhon të mos e prish rehatinë dhe të mos dalë në terren për të garantuar sigurinë e qytetarëve.