Një familje nga zona e Myltes në Lezhë ka bërë një apel urgjent për ndihmë pasi përmbytjet e ditëve të fundit i kanë izoluar plotësisht. Sipas tyre, rrugët po bllokohen dhe urat janë dëmtuar, ndërsa mjetet e tonazhit të lartë që kanë shkuar për ndihmë nuk kanë arritur të përmirësojnë situatën, e cila sipas familjes ka dalë jashtë kontrollit.
Ata thonë se bashkia nuk ka evakuuar dhjetëra familje të mbetura në zonë, duke i lënë të ekspozuar ndaj rrezikut të rritjes së ujërave.
Familja denoncon se ka mbi 90 krerë bagëti që rrezikohen nga momenti në moment për shkak të mungesës së mjeteve të transportit. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të evakuuar banorët dhe për të shpëtuar pasurinë, pasi përmbytjet po përkeqësohen me shpejtësi dhe rreziku për humbje të mëdha është i pashmangshëm nëse situata nuk menaxhohet urgjentisht.
"Përshëndetje JOQ, ju lutem më ndihmoni me publikimin e këtij postimi anonim. Familja ime është e prekur nga përmbytja në Lezhë në zonën e Myltes, kanë shkuar makina të tonazhit të lartë duke ndihmuar në përmirësimin e situatës por që situata ka dalë jashtë kontrollit. Po bllokohen rrugët, po prishen urat dhe aty janë dhjetëra familje të pa evokuara nga bashkia. Ju duhet ndihmë banorëve për transportin e bagëtive ku vetëm familja ime ka mbi 90 krerë që rrezikohen nga momenti në moment. Ju lutem publikojeni sa më shpejt se situata është shumë kritike. Banorët kanë nevojë për mjete transporti që të largohen sa më parë nga aty pasi po ju rrezikohet banesa e çdo gjë që kanë", shkuhet në denoncim.