Zbardhen bisedat e vartësit të Ballukut me bashkëpunëtoren e tij: Teze më dërgo firmën ta falsifikoj pak

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.11.2025, 14:41

SPAK ka zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore që rëndon mbi ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, dhe disa bashkëpunëtorë të tij, të dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me tenderat miliona euro të infrastrukturës rrugore. Dokumentet hetimore përfshijnë komunikime të sekuestruara nga prokuroria, të cilat, sipas organit të akuzës, tregojnë mënyrën se si koordinoheshin veprimet mes personave të përfshirë në skemë.

Në datën 7 mars 2019, rreth orës 09:20, administratori i “DAAM” shpk, Ervis Lami aktualisht i arrestuar i ka dërguar një mesazh Berberit, duke i kërkuar “një firmë të Brunildës me foto” dhe “passwordin e emailit të DAAM”. Vetëm pak minuta më vonë, Berberi i është drejtuar bashkëpunëtores së tij, Brunilda Buli, me kërkesën: “Teze, më bëj një foto firmës tënde dhe ma nis. Në atë app. Ta falsifikoj pak”, ku sipas hetuesve, nënkuptohej përdorimi i firmës për qëllime të paligjshme.

Brunilda Buli i ka dërguar një foto vetëm një minutë më pas, duke plotësuar kërkesën e Berberit. Sipas SPAK, këto komunikime përbëjnë prova që lidhen me procedurat e dyshuara të falsifikimit dhe ndërhyrjes në dokumente, pjesë e skemës së akuzuar të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Dosja është pjesë e një hetimi më të gjerë që përfshin zyrtarë të lartë dhe kontrata të rëndësishme publike për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit