Eria Ago, e dashura e Safet Bajrit, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.
Ago ishte mbajtur prej muajsh në paraburgimin e IVEP Pojskës, pasi dyshohej se kishte ndihmuar Bajrin në largimin e tij pas vrasjes së Fatbardh Liçit. Ajo u arrestua pesë ditë pas ndalimit të Safet Bajrit, në mars të vitit 2025.
Sipas akuzës së SPAK-ut, Eria Ago dyshohet se ka pasur dijeni dhe ka ndihmuar në ngjarjen e vrasjes së Fatbardh Liçit, i cili u ekzekutua në vitin 2018 në lagjen Kiras, pranë banesës së tij. Ajo akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe ishte ndaluar më 26 shkurt, duke u mbajtur që prej atëherë në burgun e grave në Pogradec.