Ëndrra për botërorin, Shqipëria sfidon Poloninë në fazën e “Play-Off-it”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.11.2025, 13:54

Në selinë e FIFA-s në Zyrih është hedhur shorti që përcaktoi çiftet gjysmëfinale të playoff-it për Kupën e Botës 2026, duke zbuluar sfidat vendimtare për ekipet që synojnë biletën drejt Botërorit.

Shqipëria do të ndeshet me Poloninë në gjysmëfinale, një duel i fortë që pritet me interes të madh. Nëse kalojnë këtë pengesë, kuqezinjtë do të përballen në finalen e playoff-it me fituesin e çiftit Ukrainë–Suedi.

Gjysmëfinalet do të luhen më 26 mars dhe finalet pesë ditë më vonë.

Edhe Kosova ka marrë një sfidë të rëndësishme: përballjen me Sllovakinë. Në rast fitoreje, dardanët do të luajnë finalen kundër fituesit të çiftit Turqi–Rumani, dy ekipe me të cilat Kosova është përballur edhe në Nations League.

Të dy kombëtaret shqiptare e mbyllën fazën kualifikuese në vendin e dytë të grupeve përkatëse dhe tani do të luftojnë për realizimin e “ëndrrës amerikane”, pjesëmarrjen historike në Botërorin 2026.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit