Lagjja më moderne në Tiranë i ka rrugët me llucë, ankohen banorë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.11.2025, 17:04

Lagjja “5 Maji” në Tiranë konsiderohet si një nga zonat më moderne në kryeqytet, pasi është ndërtim i viteve të fundit dhe aty përgjithësisht janë strehuar familjet që humbën shtëpitë nga shpronësimet.

Por banorët që jetojnë aty nuk mendojnë kështu! Ata çdo ditë përballen me baltën dhe pluhurin e një rruge që është lënë pa shtruar sot e kësaj dite, pavarësisht se banorët kanë hyrë në shtëpitë e tyre më shumë se një vit më parë.

Në një intervistë për “TVA News”, banorët thanë se kjo situatë është kthyer në një shqetësim, dhe askush nga autoritetet nuk merr përgjegjësinë për ta rregulluar, pavarësisht kërkesave të shumta.

Pamjet e tregojnë qartë gjendjen e rrugës, ndërkohë që banorët bëjnë thirrje publike për ndërhyrje të menjëhershme.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit