Balluku nën hetim edhe për tenderin e lotit 4 të Unazës, fituesi “Euroteorema Peqin” pas skualifikimit të konkurentëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.11.2025, 12:31

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është nën hetim nga SPAK për procedurën e tenderit për ndërtimin e lotit 4 të Unazës së Jashtme të Tiranës. Tenderi, i hapur më 16 gusht 2021 dhe i shqyrtuar më 15 shtator 2021, u fitua nga konsorciumi “Euroteorema Peqin” shpk – “Pe-Vla-Ku” sh.p.k – “Nova Construction 2012” shpk me një ofertë prej 19.9 milionë euro pa TVSH, vetëm rreth 5% më pak se fondi limit prej 21 milionë eurosh të përcaktuar nga ARRSH.

Hetimi është ngritur pas shqyrtimit të procedurës, ku të gjithë operatorët e tjerë konkurues u skualifikuan, përfshirë edhe ofertën më të ulët ekonomikisht. Operatorët e përjashtuar përfshinin A.N.K. Shpk, ALB – STAR Shpk, “Gurri” Shpk & “Vëllezërit Hysa” Shpk & “BE-IS” Sh.p.k, CECI Shpk, Kevin Konstruk­sion Shpk dhe Met-Engineering Shpk, çka ngre dyshime për paracaktim të fituesit dhe shkelje të barazisë në tendera.

Ky hetim shtohet mbi rastet e mëparshme që lidhen me Ballukun, përfshirë tenderin e tunelit të Llogarasë, ku ajo dyshohet për përfshirje në paracaktimin e fituesve dhe shkelje të barazisë midis pjesëmarrësve. SPAK vijon hetimet për të zbardhur rolin e ministres dhe vartësve të saj në favorizimin e kompanive të caktuara gjatë procedurave të tenderave publikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit