Gardiani kuqezi blindon portën, Strakosha vendoset krah më të mirëve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.11.2025, 11:47

Shqipëria e ka mbyllur me krenari fushatën kualifikuese të Botërorit, duke shkruar histori me kualifikimin e parë ndonjëherë në Play Off. Një arritje e madhe, e ndërtuar me punë, karakter dhe shpirt gare.

Në këtë rrugëtim, disa lojtarë kuqezi kanë shkëlqyer, duke dalë përpara në momentet vendimtare. Pas Mario Mitajt ndër më të mirët ka qenë pa diskutim Thomas Strakosha. Portieri kuqezi ka qenë mur i pakalueshëm: në 5 ndeshje ai nuk ka lejuar asnjë gol, duke e kthyer portën e Shqipërisë në një fortesë të vërtetë.

Në gjithë kualifikuesen, më shumë se Strakosha kanë bërë vetëm dy “gardianë” të tjerë: Unai Simón i Spanjës, me 6 ndeshje pa pësuar gol, dhe Jordan Pickford i Anglisë, me 7 sfida të mbyllura me portën e paprekur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit