Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun, ia ndalon daljen jashtë vendit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.11.2025, 11:17

Gjykata e Posaçme ka vendosur dy masa sigurie për zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas vendimit të gjyqtarit Erion Çela, Balluku pezullohet nga ushtrimi i detyrës dhe funksionit, ndërsa i ndalohet të dalë jashtë vendit. Masa u mor pas kërkesës së prokurorit të SPAK, Dritan Prençi, nën hetimin për shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar zëvendëskryeministren si person nën hetim për këtë akuzë. Hetimi lidhet me disa kallëzime penale, më kryesori i të cilëve është rritja me mbi 50 milionë euro e vlerës së kontratës për tunelin e Llogarasë me kompaninë fituese turke, pas dhënies së tenderit.

Belinda Balluku është zv. Kryeministre që prej korrikut 2022 dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019, ndërsa në zgjedhjet e 11 majit ajo drejtoi fushatën e Partisë Socialiste në qarkun Fier, ku PS siguroi 12 mandate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit