Arrestohet në Yzberisht 49-vjeçarja e famshme në TikTok, shiste rroba të vjedhura nga Greqia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.11.2025, 13:24

Një 49-vjeçare e famshme në TIK TOK është arrestuar nga Policia e Tiranës për kontrabandë mallrash të vjedhura nga Greqia. Sipas uniformave blu, shtetasja Estela Kapo, pronare e një dyqani në lagjen Yzberisht, shiste veshje të kontrabanduara pa asnjë dokumentacion doganor apo fatura blerjeje.

Operacioni policor, i koduar “Outlet”, u organizua nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSh. Si rezultat i këtij operacioni, Kapo u vu në pranga dhe dyqani i saj u kontrollua nga autoritetet.

Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme veshjesh të ndryshme, për të cilat pronarja nuk kishte dokumentacion të ligjshëm. Hetimet për këtë rast vijojnë, ndërsa shtetasja do të përballet me akuzat për kontrabandë dhe tregtim të mallrave të vjedhura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit