Përmbytje edhe në Kuçovë: Banorët kërkojnë ndihmë, uji arrin 1.5 m

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.11.2025, 11:03

Në fshatin Tapi të Kuçovës situata vijon të jetë e rënduar pas daljes së lumit nga shtrati. Sipas banorëve, uji ka arritur deri në 1.5 metra, duke përmbytur tokat bujqësore dhe disa banesa.

Banorët shprehen se pavarësisht përkeqësimit të gjendjes, asnjë përfaqësues i bashkisë nuk ka mbërritur për të parë nga afër dëmet apo për të ofruar ndihmë.

Për shkak të përmbytjeve dhe bllokimit të rrugës kryesore, fëmijët nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për normalizimin e situatës dhe vlerësimin e dëmeve.

Denoncimi i banorëve:

Na ka dal lumi edhe bashkia nuk na ka ardh fare te shikoj gjendjen e tokave ton ka vajtur uje 1 meter e gjysem femijet nuk kane vajtur ne shkolle per shkak te bllokimit te rruges beje kerkes. Fshati Tapi,Kucove

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit