Dëme të mëdha në Fier: Stuhia shkatërron serat me luleshtrydhe, rriten prurjet e Vjosës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.11.2025, 10:04

Stuhia dhe reshjet intensive të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi në Bashkinë Fier. Në Njësinë Administrative Cakran, fshatin Buzemadh, janë dëmtuar rreth 1.2 hektarë serra me luleshtrydhe, duke shkaktuar humbje të mëdha për fermerët e zonës.

Fermerët kanë konfirmuar dëmet dhe kanë publikuar foto që pasqyrojnë shkatërrimin e serave, ndërsa u bëjnë apel autoriteteve për ndërhyrje dhe mbështetje për të përballuar pasojat e motit të keq.

Situata në qark vijon të jetë e rënduar, ndërsa prurjet e lumit Vjosë po rriten me shpejtësi. Sipas matjeve në segmentin Përmet–Memaliaj dhe në pikëmatjen e Urës së Mifolit, konstatohet një rritje e ndjeshme e nivelit të ujërave, çka ka shtuar gatishmërinë e strukturave operacionale për menaxhimin e çdo skenari të mundshëm.

Pranë zonave kritike janë vendosur mjete të tonazhit të rëndë, përfshirë pesë skrepa/fadroma dhe mjete të larta transporti, me qëllim ndërhyrjen e shpejtë në rast përkeqësimi të mëtejshëm të situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit