Situata në Vjosë: Prurjet arrijnë 5 metra, situata në monitorim

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 20.11.2025, 10:25

Në njësinë administrative Novoselë, niveli i prurjeve në lumin Vjosë ka arritur tashmë 5 metra. Aktualisht, situata është e qetë pasi lumi ende nuk ka dalë nga shtrati. Megjithatë, ekziston një shqetësim për mundësinë e rritjes së prurjeve, pasi në nivelin 7.5 metra, lumi rrezikon të dalë nga shtrati dhe të kërcënojë tregun e vjetër të Mifolit.

Autoritetet kanë vendosur të mbajnë situatën nën monitorim të vazhdueshëm, duke vlerësuar rritjen e prurjeve në orët e ardhshme. Ndërhyrjet emergjente janë të gatshme të ndërmerren nëse lind nevoja për të menaxhuar çdo situatë të jashtëzakonshme që mund të zhvillohet nga një daljen eventuale e lumit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit