Një furnitor në Durrës ka denoncuar një rast vjedhjeje në zonën e Spitallës, tek Extra Market. Sipas tij, personi në foto i ka marrë xhupin dhe sendet personale nga furgoni i tij, duke hapur derën dhe duke marrë gjërat që ndodheshin brenda mjetit.
Furnitori kërkon ndërhyrje dhe bën thirrje që ngjarja të bëhet publike, duke paralajmëruar të riun hajdut se rasti mund të ketë përmasa më të mëdha nëse nuk i kthen sendet që ka vjedhur. Hajduti duhet të kthejë mbrapsht sendet që ka marrë.
"Përshëndetje JOQ. Doja të bëja një denoncim për një rast të ndodhur në Durrës. Personi në foto më ka marrë xhupin me sendet e mia personale. Ju lutem ta publikoni, sepse do të bëhet shumë e madhe si çështje. Vjedhja ka ndodhur në zonën e Spitallës, tek Extra Market. Unë jam furnitor, ai ka hapur derën e furgonit dhe ka marrë xhupin që ndodhej brenda në makinë", shkruan qytetari.