Çahet argjinatura në Tale të Lezhës, përmbyten rrugë dhe tokat përreth! Banorët në rrezik

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.11.2025, 08:32

Niveli i ujit në zonën kënetore të fshatit Myltes në Tale të Lezhës është rritur ndjeshëm gjatë orëve të natës, duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa rrugë, oborre banesash dhe parcela bujqësore. Banorët raportojnë se situata është përkeqësuar me shpejtësi, pasi uji ka filluar të depërtojë drejt zonave të banuara.

Sipas dëshmive nga terreni, argjinatura e kanalit kryesor është çarë, duke lejuar hyrjen masive të prurjeve të ujit nga kënetat përreth. Për pasojë, niveli i ujit ka vijuar të rritet, duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim dhe rrezik potencial për dëme më të mëdha në banesa dhe tokat bujqësore.

Banorët e zonës i kanë bërë thirrje autoriteteve lokale dhe strukturave të emergjencave civile për ndërhyrje të menjëhershme. Ata kërkojnë marrjen e masave urgjente për riparimin e argjinaturës dhe menaxhimin e prurjeve, në mënyrë që të shmangen dëme të tjera të mundshme ndërsa situata vijon të mbetet alarmante.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit