“Shqipëria shumë mbrapa në përdorimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.11.2025, 08:25

Shqipëria vijon të mbetet pas vendeve të tjera europiane në zhvillimin e politikave të inteligjencës artificiale për shëndetësinë, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Dokumenti tregon se vendi ka ndërmarrë vetëm një hap të pjesshëm në ndërtimin e kuadrit rregullator, duke zbatuar procesin e certifikimit të sistemeve të AI, ndërkohë që shumica e elementëve të tjerë mbeten pa politika apo mekanizma të përcaktuar.

Raporti thekson se Shqipëria nuk ka rregulla për prokurimin, zhvillimin apo përdorimin e teknologjive të AI në shëndetësi dhe nuk ofron mekanizma për auditimin e rreziqeve që këto sisteme mund të paraqesin për pacientët. Po ashtu, mungon një rrugë ligjore për qytetarët dhe profesionistët për të paraqitur ankesa në rast të dëmtimit nga përdorimi i AI, ndërsa ndikimi i teknologjive në mjedis mbetet tërësisht i paadresuar.

OBSH paralajmëron se këto boshllëqe rrezikojnë ta ekspozojnë sektorin shëndetësor ndaj përdorimit të pakontrolluar të inteligjencës artificiale, pa standarde sigurie dhe transparence. Organizata rekomandon krijimin urgjent të një kuadri të plotë rregullator dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, për të siguruar që Shqipëria të mos mbetet në periferi të transformimit teknologjik që po ndodh në shëndetësinë globale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit