Izraeli kryen sulme ajrore në jug të Libanit, të paktën 13 të vdekur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.11.2025, 19:59

Një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Libanit, Sidon, ka lënë 13 persona të vrarë dhe disa të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban.

Ushtria izraelite deklaroi se shënjestra ishte një grup militantësh që, sipas saj, po vepronin brenda një “kompleksi stërvitor” në kampin e refugjatëve palestinez Ain al-Hilweh, pranë Sidonit. Sipas ushtrisë, ky kompleks është përdorur nga lëvizja palestineze Hamas për të kryer sulme kundër Izraelit.

Nga ana tjetër, Hamas e dënoi sulmin, duke i quajtur pretendimet izraelite “gënjeshtra” të përdorura për të justifikuar agresionin. Sipas tyre, goditja ka pasur në shënjestër një fushë sportive të hapur, të përdorur nga banorët e kampit, duke theksuar se në kampet e refugjatëve në Liban “nuk ka struktura ushtarake”.

Ushtria izraelite mban pesë poste brenda territorit libanez dhe kryen shpesh sulme në jug të vendit, duke deklaruar se shënjestrat janë militantë të Hezbollah-it ose, në raste të caktuara, anëtarë të Hamasit.

Izraeli dhe Hezbollah-i arritën një marrëveshje armëpushimi vitin e kaluar, e cila parashikonte që grupi libanez të mos mbante armë në jug të vendit dhe që forcat izraelite të tërhiqeshin plotësisht nga territori libanez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit