“Furgoni i linjës ‘Luna’ burim aksidenti, shkel çdo rregull qarkullimi”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.11.2025, 19:59

Banorë të zonës së Zall-Bastarit kanë ngritur shqetësimin për një furgon të linjës Luna me targë AA 912 SX, i cili sipas tyre qarkullon në mënyrë të rrezikshme dhe në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas denoncimit, mjeti është vënë re duke lëvizur pa asnjë lloj sinjalistike ndriçuese në pjesën e pasme, gjë që e kthen në një burim potencial aksidenti, sidomos në orët e mbrëmjes kur dukshmëria është e ulët. Mungesa e ndriçimit rrit ndjeshëm rrezikun që automjete të tjera të mos e dallojnë në kohë, duke rrezikuar përplasje me pasoja të mundshme për pasagjerët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Po ashtu, qytetarët raportojnë se furgoni shpesh qarkullon me shpejtësi mbi normat e lejuara, çka përbën një tjetër shkelje serioze që mund të verifikohet lehtë nga autoritetet policore nëpërmjet tachograph-it, pajisjes që regjistron shpejtësinë dhe kohëzgjatjen e lëvizjes së mjetit.

Një tjetër problematikë e evidentuar është se furgoni ndalon në rrugë pa stacione të përcaktuara, duke krijuar rrezik për pasagjerët që hipin ose zbresin, si dhe duke penguar qarkullimin normal të mjeteve të tjera.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e shpejtë të policisë rrugore dhe institucioneve përgjegjëse për të kontrolluar mjetin, për të parandaluar ngjarje të rënda dhe për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit