Ekzekutimi mafioz në Rinas/ Hetimet në errësirë totale, asnjë gjurmë për autorët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.11.2025, 19:27

Një javë pas atentatit mafioz në aeroportin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani ngjarje ku mbeti i plagosur dhe më pas humbi jetën dhe miku i tij, Muçi Shaljani Sheqeri, hetimet e policisë dhe prokurorisë vijojnë ende pa një drejtim të qartë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se, pavarësisht verifikimeve në vendngjarje dhe marrjes në pyetje të disa personave me rrezikshmëri të lartë, deri tani nuk është siguruar asnjë provë konkrete që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes apo identifikimin e ekzekutorëve. Hetuesit kanë analizuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe gjurmët e mbetura në zonë, por pa arritur në rezultate të vlefshme, pasi autorët dyshohet se kanë vepruar me profesionalizëm duke shmangur lënien e provave.

Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e grupeve kriminale në zonë, të dyshuara si të përfshira në organizimin e atentatit, i cili besohet se lidhet me konflikte të vjetra mes bandave rivale.

Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dhe agjenti Shaljani kishin ardhur nga Spanja pak orë para se t’u bëhej pritë në zonën e Rinasit. Për të verifikuar lëvizjet e tyre, autoritetet shqiptare i kanë kërkuar informacion homologëve spanjollë, por deri tani nuk është marrë ende një përgjigje zyrtare.

Pas atentatit, në Krujë u zbulua një banesë e shndërruar në bazë armatimi, dhe në kërkim u shpall pronari i saj, Ylli Zalla. Hetuesit dyshojnë se nga kjo bazë mund të jetë nisur automjeti Toyota i përdorur nga atentatorët, megjithatë ende nuk ka prova që e vërtetojnë këtë pistë.

Sipas të dhënave hetimore, katër autorët, tre prej të cilëve zbritën nga automjeti dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi, ishin nisur nga zona e Krujës dhe u rikthyen aty pas kryerjes së krimit. Në fshatin Halil, ata dogjën automjetin së bashku me katër armët e zjarrit që kishin përdorur. Edhe ekspertiza balistike nuk ka nxjerrë prova të rëndësishme, pasi armët ishin dëmtuar nga flakët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit