“I bleva te Big Market, makaronat ishin plot me insekte”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.11.2025, 19:38

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një tjetër rast shqetësues që lidhet me rrjetin e marketeve Big Market. Sipas tij, disa pako me makarona të blera në pikën pranë Varrezave të Vjetra rezultuan të gjitha me insekte brenda.

Në videon e dërguar në redaksi, qytetari tregon qartë insektet e pranishme në produkt, si dhe dëmtimet që ato u kanë shkaktuar makaronave. Ai shprehet:

“Po bëj një video për të parë produktet, për të parë se çfarë shet Big Market. Urdhëroni ku është fatura dhe data. Ja dhe artikulli. Shikoni si janë me insekte, krimba. Ja dhe pakoja tjetër. Shikoni se çfarë ha populli shqiptar! Ja dhe insektet, në të gjitha pakot. Shikoni si i kanë ngrënë makaronat. Këto janë të blera te Big Marketi në Durrës, te Varrezat e Vjetra, prandaj i bëj thirrje shtetit të marrë masa!”

Ky nuk është rasti i parë kur qytetarët raportojnë problematika të ngjashme nga i njëjti rrjet marketesh. Përmes denoncimeve të ardhura më herët, konsumatorët kanë shprehur shqetësime për produkte të skaduara, të mykura apo të kontaminuara me insekte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit