Përmbyten serat në Berat, qytetari: Kush i paguan dëmet?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.11.2025, 17:58

Siç tashmë dihet, i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të Shqipërisë.

Situata duket se ka eskaluar edhe në fshatin Orizaj të Beratit, ku banorët raportojnë përmbytje të serave dhe të tokave të tyre të mbjella. Një qytetar ka dërguar pamje që tregojnë dëmet e shkaktuara nga reshjet, duke nxjerrë në pah seriozitetin e situatës.

Banori fajëson infrastrukturën e dobët të lumit lokal, e cila nuk ka mundur të përballojë volumet e mëdha të ujit, duke dëmtuar të mbjellat që për disa për banorët përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave. Ai ngre pyetjen: “Kush do të përgjigjet për dëmet e shkaktuara nga kjo përmbytje?”

Dhe pikërisht këtu hyn përgjegjësia e Bashkisë së Beratit. Shumë banorë ankohen për mungesën e ndërhyrjes së menjëhershme dhe për planifikimin e dobët të infrastrukturës që ka favorizuar përmbytjet. Pothuajse çdo vit, reshjet intensive shkaktojnë dëme, duke treguar se Bashkia nuk ka marrë masat e duhura për të parandaluar tragjeditë e tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit