Vrasja e dyfishtë për një kafe në Durrës, vetëdorëzohet Daniel Pepa

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.11.2025, 16:57

Daniel Pepa, 21 vjeç, i cili ishte në kërkim për vrasjen e 33-vjeçarit Flori Paluçi, është vetëdorëzuar sot në policinë e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur më 22 tetor në ambientet e jashtme të një lokali në Manzë, pas një sherri për një kafe.

Sipas policisë, gjatë incidentit u vranë me armë zjarri Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti. Ngjarja nisi kur Pepa hyri në lokal dhe debatoi me kamarierin dhe me Paluçin, i cili ishte shoqëruar nga disa persona, përfshirë edhe Erald Canin, i arrestuar më vonë për moskallëzim krimi. Konflikti filloi pasi Pepa kërkoi një kafe, ndërsa kamarieri, Alteo Pepa, i tha se ekspresi ishte fikur.

Pas debatit verbal, Daniel Pepa u largua me automjet, por më pas u kthye bashkë me Ergi Kadiun dhe Aranit Kurtin. Teksa përpiqeshin të hynin sërish në lokal, Flori Paluçi ka qëlluar me armë zjarri në tokë. Në këtë moment, Daniel Pepa ka qëlluar ndaj Paluçit duke e plagosur, ndërsa Aranit Kurti e ka goditur me grushte në fytyrë. Sipas policisë, Paluçi gjithashtu ka qëlluar ndaj dy personave.

Si pasojë e shkëmbimit të armëve dhe dhunës, Aranit Kurti u vra nga plumbi i Paluçit, ndërsa Flori Paluçi u vra nga Daniel Pepa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit