Shirat e shumtë që kanë përfshirë rajonin kanë shkaktuar degradimin e rëndë të rrugës në fshatin Gjorm, duke e bërë atë të pakalueshme për makinat. Banorët e zonës raportojnë se që prej ditës së djeshme janë të bllokuar, pa mundësi për të lëvizur dhe pa shërbime bazë.
Megjithë situatën emergjente, nga Bashkia Kurbin nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të përmirësuar gjendjen e rrugës apo për të mbështetur banorët. Kryetarja e Bashkisë, Majlinda Cara, duket se nuk e ka marrë seriozisht situatën, duke lënë fshatrat përreth në një gjendje të rëndë.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, duke theksuar se situata është përkeqësuar dukshëm dhe mund të shkaktojë probleme serioze. Mosreagimi i autoriteteve lokale ngre pyetje mbi prioritetet e administratës dhe efikasitetin e saj në menaxhimin e emergjencave lokale.