Pamjet që shikoni vijnë nga fshati Dobranj në Devoll, ku lumi i zonës ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur urën, rrugën si edhe tokat e kultivuara. Siç shihet edhe nga pamjet, rruga që përdoret për qarkullimin e automjeteve është mbuluar plotësisht nga uji.
Sipas raportimeve që kanë mbërritur në redaksinë tonë, situata paraqitet problematike edhe në disa fshatra më në veri të Devollit, përfshirë Çetën dhe Vidohovën, ku rrjedha e fuqishme e ujit ka shembur urat, duke i lënë banorët totalisht të izoluar.
Këta të fundit i bëjnë thirrje autoriteteve kompetente të ndërhyjnë sa më shpejt, pasi situata ka dalë jashtë çdo parashikimi.
Shkrimi u mor nga TVA News!