Mario Mitaj është vërtet unik. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare është përfshirë nga “Sofascore” në formacionin e sezonit kualifikues për Botërorin në Europë, duke u vlerësuar si më i miri në pozicionin e tij. Formacioni përbëhet nga emra të mëdhenj të Holandës, Anglisë, Portugalisë, Spanjës, Belgjikës dhe Francës, çka e bën praninë e Mitajt edhe më domethënëse.
Me një notë mesatare 7.62 për gjithë fushatën, ai spikat si rast i veçantë, pasi ndryshe nga pjesa tjetër e futbollistëve të këtij formacioni, nuk luan në Europë, por te Al Ittihad.
22-vjeçari mungoi në dy ndeshjet kundër Anglisë: në të parën për shkak dëmtimi, ndërsa në të dytën u mbajt jashtë nga Silvinjo për të mos rrezikuar pezullimin para “play off”-it. Për shkak dëmtimi humbi edhe një tjetër takim. Në pesë sfidat e mbetura, ku Shqipëria barazoi dy herë dhe fitoi tri radhazi, Mitaj luajti titullar dhe pati impakt të qartë.
Vlerësimi përfundimtar e tregon qartë, një lojtar i pazëvendësueshëm për kuqezinjtë.