U vërshëllye nga tifozët dardan në Prishtinë, Xhaka: Ishin gjëja e fundit që prisja, më dhembin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.11.2025, 13:49

Përfaqësuesja e Kosovës e mbylli me shkëlqim ciklin kualifikues të Botërorit, duke shënuar një arritje historike, kualifikimin në fazën Play-off të Kampionatit Botëror të vitit të ardhshëm. Sfida e fundit e Dardanëve u luajt në Prishtinë ndaj Zvicrës dhe u mbyll me rezultatin 1–1.

Megjithatë, ndeshja nuk kaloi pa tensione. Sa herë kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, prek­te topin, nga shkallët e stadiumit dëgjoheshin vërshëllima. Pas fundit të takimit, mesfushori shqiptar nuk e anashkaloi këtë episod, duke u shprehur i zhgënjyer.

“Jam i befasuar nga vërshëllimat. Më lënduan, por e pranoj. Përpiqem të fokusohem te loja—futbolli i ka edhe këto. Gjithmonë kam pasur mbështetjen e tifozëve zviceranë, si në shtëpi ashtu edhe në transfertë,” – tha Xhaka.

Ai shtoi se Zvicra ka arsye të forta për të qenë krenare, “Kualifikimi në një turne të madh për herë të tetë radhazi është diçka e veçantë. Ishte shumë e rëndësishme të mos ndikonim nga presioni i ndeshjes ndaj Kosovës.”

Xhaka foli edhe për aspektin psikologjik të sfidës: “Nuk është e lehtë të luash një ndeshje të tillë kur e di se një gabim mund të të kushtojë gjithçka, edhe pse gjashtë gola ishin shumë për t’i pësuar. Dominuam në pjesën e parë, shënuam në fillim të së dytës, por Kosova rriti presionin dhe barazoi. Në tërësi zhvilluam një fushatë eliminatore shumë të mirë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit