Klani mafioz shqiptar merr 1 mln euro për të vrarë prokurorin belg

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.11.2025, 13:57

Prokurori i Brukselit, Julien Moinil, po jeton nën mbrojtje të përhershme që prej korrikut, pasi policia federale zbuloi një komplot të dyshuar për ta vrarë. Kërcënimet u vlerësuan tepër serioze, çka çoi në hapjen e një hetimi gjyqësor. Të martën, policia kreu 18 kontrolle banesash në Bruksel dhe Leuven, duke arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në planin kriminal.

Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e klanit V., një familje me prejardhje shqiptare e njohur për trafik të organizuar të drogës, të cilët Moinil i kishte çuar para drejtësisë në vitin 2020, duke çuar në dënime të rënda për ta. Grupit i atribuohet kontrabandimi i qindra kilogramëve kokainë drejt Britanisë së Madhe dhe shpërndarja e drogës në Evropë. Hetuesit mendojnë se komploti për atentatin është organizuar pjesërisht nga brenda burgut, ku ndodhen disa prej figurave kryesore të klanit.

Autoritetet belgë theksojnë se rreziku ndaj policëve dhe magjistratëve që luftojnë krimin e organizuar është në rritje. Prokurorja federale Ann Fransen tha se nevojiten masa shtesë sigurie dhe njoftoi se një grup pune i ngritur nga ministrja e Drejtësisë po përgatit ndryshime ligjore për mbrojtjen e zyrtarëve të drejtësisë. Ndërkohë, ende nuk është vendosur se sa nga tetë të arrestuarit do të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa hetimet për komplotin ndaj Moinil vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit