“Qendra shëndetësore në Çole të Vlorës me lagështi, shiu pikon brenda”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.11.2025, 13:01

Një qytetare ka denoncuar kushtet e rënduara në një qendër shëndetësore në Vlorë, që shërben në lagjet 24 Maji dhe Bashkimi në Çole. Sipas saj, dhoma e injeksioneve është në gjendje të papërshtatshme, ndërsa gjatë vizitës pikonte edhe shiu brenda, duke vënë në rrezik shëndetin e pacientëve.

Ajo thekson se edhe karrigia ku u ul gjyshja për të marrë vaksinën ishte me lagështi, duke nënvizuar nevojën urgjente për përmirësimin e kushteve në këtë qendër shëndetësore. Ky denoncim ngre sërish shqetësimin e vazhdueshëm për kushtet e shëndetësisë publike dhe nevojën urgjente për kontrolle, pastrim dhe përgjegjësi nga drejtuesit e institucionit.

"Përshëndetje JOQ! Doja të dërgoja disa foto, sepse kam një shqetësim. Në një qendër shëndetësore në Vlorë, kushtet janë skandaloze. Kjo është dhoma e injeksioneve, ndërkohë që pikonte shiu brenda. Nuk arrita të bëja video për ta treguar, sepse erdhi infermieri. Qendra shëndetësore shërben për lagjen 24 Maji dhe lagjen Bashkimi në Çole. Unë çova gjyshen për të marrë vaksinën, madje edhe karrigia ishte me lagështi", shkruan qytetarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit