Gjatë seancës plenare të sotme në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh me një gjuhë të ashpër ndaj deputetëve të opozitës, duke i quajtur ata kashtë dhe ko*e. Deklarata e Ramës erdhi pas protestës së organizuar dy ditë më parë te Kryeministria, ku opozita kërkoi largimin e tij dhe të ministres Balluku.
“Sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe kur dalin në rrugë mbesin kashtë e koqe, siç më thanë që kishin mbetur para dy netësh”,- është shprehur Rama.
Deklaratat e kryeministrit kanë shkaktuar reagime të ndryshme në Kuvend, ndërsa partitë opozitare kanë kritikuar përdorimin e fjalorit joetik dhe ofendues në institucionet e larta të vendit. Ky episod vjen në një periudhë tensioni të lartë mes shumicës dhe opozitës, veçanërisht pas protestave dhe debatit për drejtësinë në vend.