Uji deri në gju dhe pa çizme, zjarrfikësit evakuojnë banorët dhe kafshët në Finiq

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.11.2025, 11:46

Reshjet e shiut që ditën e djeshme përfshinë pjesën veri-perëndimore të vendit, sot janë spostuar në jug.

Për momentin situata paraqitet problematike në qarkun Fier, Gjirokastër dhe Sarandë.

Në bashkinë Finiq, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje duke rrezikuar edhe shumë banorë e banesat e tyre.

Në fshatin Dermish, forcat e ekipeve zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të evakuar banorët e një banese ku niveli i ujit ka arritur mbi 40 cm.

Një i moshuar dhe qeni i tij janë shpëtuar me ndihmën e zjarrfikësve, të cilët si në verë ashtu edhe në dimër, nuk kanë veshjet e duhura dhe rrezikojnë jetën për një mision që nuk paguhet ashtu siç duhet dhe e meritojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit