Audioregjistrimi i 21 Janarit, SPAK kërkon ekspertizë jashtë Shqipërisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.11.2025, 11:00

Familja e viktimës Aleks Nika ka dorëzuar në SPAK një kasetë me regjistrime audio të komunikimeve të zinxhirit komandues të Gardës së Republikës gjatë ngjarjeve të 21 Janarit. Megjithatë, laboratorët në Shqipëri nuk kanë mundësi teknike për të kryer ekspertizën e regjistrimeve të këtilla, ndaj Prokuroria e Posaçme është detyruar t’i dërgojë kasetën për analizë jashtë vendit.

SPAK ka kërkuar nga familjarët e Aleks Nikës informacion mbi mënyrën se si është siguruar regjistrimi audio, si dhe pajisjen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi. Kaseta e dorëzuar në prokurori është një kopje, gjë që e bën të nevojshme verifikimin e origjinalitetit dhe integritetit të materialit.

Ky material audio konsiderohet një provë e rëndësishme për hetimet e SPAK lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, ku katër protestues mbetën të vrarë, dhe mund të ndihmojë në identifikimin e përgjegjësve të nivelit të lartë për ngjarjet e asaj dite. Ekspertiza jashtë vendit pritet të japë konfirmime mbi autenticitetin dhe përmbajtjen e komunikimeve të regjistruara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit