Lumi i Kalasës del nga shtrati, përmbyten banesat, fshati Rusan i Delvinës nën ujë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.11.2025, 10:20

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit të Kalasës, duke përmbytur fshatin Rusan në Delvinë. Banorët raportojnë se uji ka hyrë në shtëpi dhe ka dëmtuar pronat, ndërsa disa rrugë lokale janë bërë të pakalueshme. Pamjet nga zona tregojnë situatën dramatike dhe rrezikun për familjet që jetojnë aty.

"Përshëndetje JOQ, ju lutem postojeni. Videot janë nga fshati Rusan, Delvinë. Shtëpitë po përmbyten dhe nevojitet ndihmë urgjente nga shteti", shkruan banori.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet shtetërore dhe shërbimet emergjente për të evakuuar banorët e rrezikuar dhe për të minimizuar dëmet. Banorët shprehin shqetësim për sigurinë e tyre dhe nevojën për ndihmë të menjëhershme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit