Reshjet intensive të shiut, 776 familje në Korçë pa drita

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.11.2025, 09:55

Qarku i Korçës është përballur me mot të keq, me reshje të dendura dhe intensive, që kanë sjellë grumbullime ujërash dhe prezencë inertesh në disa segmente rrugore. Megjithatë, ARRSH njofton se të gjitha akset rrugore mbeten të hapura dhe kjo situatë nuk ka penguar qarkullimin e automjeteve.

Sipas OSHEE, për shkak të reshjeve dhe erës, aktualisht janë pa energji elektrike 776 abonentë në disa fidera kryesore. Më konkretisht, në Fiderin Vithkuq N/St Rehovë janë 289 abonentë; në Fiderin Potgozhan N/St Gur i Kuq janë 130 abonentë; në Fiderin 3 N/St Ersekë janë 100 abonentë; dhe në Fiderin JO6 N/St Leskovik janë 257 abonentë.

Grupet operative të OSHEE dhe strukturat vendore janë angazhuar në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin e furnizimit me energji elektrike në të gjitha zonat e prekuara. Banorët apelohen të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo problem të mundshëm gjatë periudhës së reshjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit