Një incident i pazakontë ka ndodhur në portin e Barit, ku një automjet ka rënë në det në momentin që po ngjitej në tragetin me destinacion Shqipërinë. Në mjet ndodhej vetëm një burrë, i cili arriti të ngjitej mbi tavanin e makinës ndërsa ajo po fundosej, dhe më pas u shpëtua nga Roja Bregdetare.
Sipas rindërtimeve të para të ngjarjes, automjeti kishte kaluar kontrollet e sigurisë dhe po përgatitej të hipte në traget, kur – ndoshta për shkak të shiut të dendur – drejtuesi humbi kontrollin dhe përfundoi në det.
I riu, shtetas shqiptar, arriti të thyejë xhamin e përparmë dhe të dalë nga automjeti pak para se ai të zhytet plotësisht. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, të cilët me anë të Njësisë së zhytësve po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga uji.