Këputen telat e korrentit në Shëndelli të Sarandës, banorët në rrezik, digjet delja

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.11.2025, 09:00

Në fshatin Shëndelli të Sarandës raportohet një situatë e rrezikshme pas këputjes së një teli të tensionit të lartë prej 10.000 voltësh, i cili mbrëmjen e djeshme ka bërë flakë në rrugë duke vënë në rrezik jetën e banorëve dhe kalimtarëve. Banorët shprehen se telat e korrentit janë në gjendje të mjerueshme, si në Afganistan, dhe se rënia e tyre përbën rrezik të madh për ta.

Ndërkohë, një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar, ku teli i këputur ka rënë mbi një dele, e cila është djegur për së gjalli.

Sipas banorëve, edhe pse ekipet e OSHEE kanë mbërritur natën për të kryer riparime, kablli është lidhur vetëm në mënyrë sipërfaqësore dhe këtë mëngjes situata është gjetur sërish e pandryshuar. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe riparim të plotë të rrjetit elektrik, për të shmangur tragjedi të mundshme dhe për të siguruar një infrastrukturë minimale të sigurt për zonën.

Denoncimi i banorëve:

Përshëndetje JOQ Albania shpresa jonë, të lutem postoje pak këtë skandal që ndodh në fshatin Shëndelli të Sarandës. Ky teli i korrentit që i kemi si në Afganistan është këputur mbrëmë duke bërë flakë në rrugë, duke rrezikuar jetën e çdo kalimtari. Kalova sot në mëngjes për në punë dhe prapë ishte këputur, edhe pse mbrëmë erdhën OSHEE dhe e lidhën sa për të thënë që e lidhëm, se asgjë nuk bënë. Është 10.000 V, imagjino pak sa rrezik ka. Mbrëmë teli i korrentit i ka rënë një deleje dhe e ka pjekur për së gjalli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit