Dje luftë për pushtet, sot aleancë për karrige

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.11.2025, 21:30

Mbrëmë, opozita doli në shesh për të “çliruar Shqipërinë” nga ajo që e quajnë “pushtet i korruptuar”. Shkurt: shumë fjalë, pak njerëz dhe asnjë efekt.

Pasi panë se protesta dukej më shumë si një mbledhje partie sesa revolte popullore, duket se demokratët kuptuan një gjë të madhe: është më e lehtë të “luftosh” qeverinë… kur je ulur në krah të saj.

Dhe kështu, dita e sotme solli mrekullinë shqiptare të radhës: PD dhe PS, dy ushtri të përbetuara në darkë, u zgjuan çift politik në mëngjes. Në krye të tryezës së “Komisionit të Reformës Zgjedhore” kishte një karrige për Oerd Bylykbashin, një për Damian Gjiknurin, dhe një për pazar që të mos prishet tradita.

Foto e ditës i ngjanë një pajtimi familjar, ku opozita dje gjuante me fjalë të rënda nga podiumi, sot buzëqesh me pushtetin në tavolinë dhe nesër gjërat mbeten të pandryshuara për të dyja palët të cilat janë të kënaqura me pozicionet që mbajnë.

Në fund të fundit, kur nuk lufton për interesin publik por për interesin personal, ndodh pikërisht kjo: mbrëmë luftë për ekran, sot harmoni për kolltuk.

Shqipëria ndërton ura vetëm mes partive, jo me qytetarët!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit