Plagoset me thikë 33-vjeçari në Fier, policia në kërkim të autorit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.11.2025, 20:47

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së martës në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi J. R. dyshohet se ka përdorur një mjet prerës thikë duke lën të dëmtuar lehtë shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec.

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve ku po merr trajtim mjekësor.

Shërbimet e Policisë janë vënë në kërkim të shtetasit J. R., ndërsa grupi hetimor po vijon zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit