Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimet për pjesën kryesore të të akuzuarve në dosjen e njohur “Metamorfoza”, ku dy emra të rëndësishëm, ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, dhe ish-prokurori Xhevahir Lita, lanë qelinë pas vendimit për lirimin e tyre të menjëhershëm.
Bistri, i cili akuzohej fillimisht edhe për korrupsion, u shpall i pafajshëm për këtë pikë, ndërsa u dënua vetëm për “zbulim të akteve sekrete” me 3 vite burg. Pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi zbret në 2 vite, të cilat konsiderohen të kryera.
Edhe ish-prokurori Lita, i dënuar me 5 vite, përfitoi uljen e dënimit në 3 vite e 4 muaj, duke u liruar menjëherë, me kushtin të mos mbajë masa të tjera në procese të ndryshme.
Ndryshe ka ndodhur me të akuzuarit e tjerë:
Për dy të pandehurit e veçuar, Ardit Hasanbegaj dhe Pëllumb Gjoka, procesi do të vazhdojë më 2 dhjetor, ndërsa pjesa tjetër e dosjes mbyllet me vendimet e sotme.
Në këtë mënyrë, një nga çështjet më të zhurmshme të viteve të fundit në drejtësi shënon një kapitull të ri, me lirime të bujshme dhe dënime të rënda të kombinuara në të njëjtin vendim.