Këputet e vetmja urë kalimi në Skuraj, banorët mbeten të bllokuar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.11.2025, 17:03

Reshjet e dendura të shiut që kanë prekur të gjithë vendin kanë shkaktuar probleme serioze në disa zona të vendit.

Situata më e rënduar paraqitet në veri të vendit, ku reshjet kanë sjellë daljen e lumenjve nga shtrati, bllokim të rrugëve dhe shumë probleme të tjera.

Në fshatin Sukraj bashkia Kurbin, ura në të cilën qarkullonin makinat është shkëputur si pasojë e fuqisë së reshjeve. Në këtë fshat ura për këmbësorët është prej 3 vitesh e pa kalueshme.

Si pasojë banorët tashmë gjenden të bllokuar dhe nuk mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre të përditshëm. Banorët e zonës që prej vitesh ndihen të harruar kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit