Redaksia e JOQ Albania ka arritur të siguroj pamje të reja nga sulmi brutal në Konispol të Sarandës ku një 18-vjeçar dhe një e mitur u dhunuan barbarisht nga disa adoleshentë.
Sulmi me leva dhe shkopa bejsbolli ndaj të miturës dhe 18-vjeçarit nga disa bashkëmoshatarë duhet të ishte një kambanë alarmi për policinë e shtetit e cila duhet të ishte vënë në lëvizje dhe të vinte para përgjegjësisë agresorët. Përkundrazi, policia e Sarandës vazhdon të mos e prish gjumin ndërsa agresorët enden të lirë duke vazhduar të rrezikojnë jetën e të riut.
Policia është institucioni i cili duhet të sigurojë mbrojtje maksimale ndaj qytetarëve por në vendin tonë policia mund të quhet me plot gojën e dështuar. Një polici e cila nuk ve dot përpara përgjegjësisë disa adoleshentë si pritet të ruaj qytetarët e saj apo të arrestojë vrasës profesionist apo kriminel të rrezikshëm.
Kujtojmë se para një jave në një nga zonat më të populluara të vendit ku lëviznin dhe qytetarë të thjeshtë ndodhi një ekzekutim mafioz i cili mund të kishte një bilanc edhe më të rëndë me qytetarë të pafajshëm. Pra e njëjta polici e cila nuk neutralizon dot disa adoleshentë do të vë para përgjegjësisë ekzekutuesin mafioz të këtij atentati?
Nëse sot policia mjaftohet me një “janë shpallur në kërkim”, një e nesërme mund të jetë fatale për viktimën e sulmit apo për këdo tjetër. Nëse një fëmijë apo adoleshent arrin në të tilla çfarë pritet të bëjnë nesër?