Rruga e fshatit Picrrag në Krujë është degraduar edhe më shumë pas reshjeve të sotme, duke u kthyer në një problem të madh për lëvizjen e mjeteve. Jo vetëm që rruga ka marrë pamjen e një hunere por është mbuluar me baltë dhe kalimi me automjete është bërë pothuajse i pamundur.
Për shkak të kësaj gjendjeje, banorët detyrohen të ecin në këmbë për nevojat e tyre, pasi makinat dëmtohen ose ngecin në terrenin e prishur. Ata thonë se kanë kërkuar disa herë ndërhyrje, por deri tani asgjë nuk është bërë.
Banorët kërkojnë rregullim urgjent të rrugës, duke theksuar se situata është përkeqësuar ndjeshëm nga reshjet e fundit dhe po pengon seriozisht jetën dhe aktivitetet e tyre të përditshme.