Reshjet e dendura të ditës së sotme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e Hamallajt dhe në fermën “Kallbaqi”. Për shkak të sasisë së madhe të ujit, hidrovori është nxjerrë plotësisht jashtë funksionit, duke e bërë të pamundur përballimin e prurjeve.
Brenda serave në Hamallaj është regjistruar një dëm i madh, pasi uji ka përmbytur sipërfaqe të tëra të kultivuara, duke rrezikuar prodhimin dhe duke shkaktuar humbje të konsiderueshme për fermerët.
Banorët e zonës i bëjnë thirrje autoriteteve lokale që të kryejnë vlerësimin e plotë të situatës në orët në vijim dhe ndërhyrje urgjente për normalizimin e gjendjes dhe riparimin e dëmeve.